Pishtar LUTFIU

Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë


Vizitë dhe takim me z. Pishtar LUTFIU, Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë ku pata nderin e dorëzimit të Çertifikatës së Nderit nga Organizata Initiative Group Alpbach Albania.

Në këtë vizitë unë falenderova Ministrin për kontributin e dhënë në sektorin joqeveritar, dhe në veçanti klubit të Shqipërisë, duke potencuar se një model i tillë duhet ndjekur nga të gjitha klubet e rrjetit Alpbach, duke kontribuar në mënyrë të palodhshme.

Unë e informova Ministrin Lutfiu për projektet të cilat Klubi do t’i zhvillojë në të ardhmen dhe ftova Ministrin që t’u bashkangjitet aktiviteteve që do të organizohen në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, unë në emër të IG Alpbach Albania, vlerësova me titullin më të lartë z. Lutfiun duke i dhënë çertifikatën e nderit për kontributin dhe mbështetjen për Klubin.

Titulli i nderit dhe vlerësimit, për herë të parë Ju dha Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Bujar Nishanit për kontributin e dhënë në sektorin joqeveritar dhe në veçanti Klubit Alpbach të Shqipërisë.